Papa Françesku thirrje pas sulmit në Vjenë: Mjaft më me dhunë! Vetëm dashuria mund ta bëjë urrejtjen të heshtë
Papa Françesku bëri thirrje për një përgjigje jo të dhunshme ndaj sulmit terrorist në Vjenë, duke ofruar lutjet e tij për viktimat. “Unë shpreh dhimbjen dhe tronditjen time për sulmin terrorist në Vjenë dhe lutem për viktimat dhe familjet e tyre. Mjaft më me dhunë”, shtoi ai.
“Le të forcojmë paqen dhe vëllazërinë së bashku. Vetëm dashuria mund ta bëjë urrejtjen të heshtë”, shkroi ai në Twitter. Në sulmin e djeshëm në qendër të Vjenës, humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 22 të tjerë.