Papa Françesku: Vaksina kundër Covid-19, jo ekskluzivitet i të pasurve

Në fjalimin e tij të së mërkurës, Papa Françesku u bëri thirrje vendeve të pasura që të mos e përvetësojnë vaksinën kundër Covid-19.

Ati i shenjtë u shpreh se do të ishte një skandal nëse e gjithë asistenca ekonomike që po jepet për të luftuar coronavirusin do të shkonte në duart e subjekteve që nuk kontribuojnë në gjithëpërfshirjen e njerëzve të përjashtuar nga shoqëria, apo në mbështetjen e të dobëtëve dhe për të mirën e përbashkët.

”Do të ishte e trishtueshme nëse për vaksinën do t’u jepej prioritet të pasurve. Do të ishte gjithashtu e trishtueshme nëse vaksina do të kthehej në pronë të këtij apo atij shteti dhe nuk do të ishte universale”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?