Papa Françesku vizitë historike në Irak

Papa Françesku udhëton drejt Irakut në vizitën e parë papale në vend dhe udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar që nga fillimi i pandemisë. Udhëtimi katër-ditor ka për qëllim tu japë siguri komunitetit të krishterë në rënie dhe të nxisë dialogun ndërfetar.

Papa do të takojë klerikun mysliman Shia të Irakut, do të thotë një lutje në Mosul dhe do të kremtojë meshën në një stadium. Ai ka këmbëngulur për të udhëtuar pavarësisht nga një rritje e të re të infeksioneve me Covid-19 në Irak dhe shqetësimeve për sigurinë e tij.

Papa, 84 vjeç, para udhëtimit të tij tha se do t’iu shtrijë dorën “vëllezërve dhe motrave të feve të tjera”, ndërsa vuri në pah “çmimin e rëndë” që kanë paguar komunitetet e krishtera në Irak gjatë dekadave të kaluara.

“Kam dëshirë t’ju takoj, të shoh fytyra të reja, të vizitoj tokën tuaj, djepin e lashtë dhe të jashtëzakonshëm të civilizimit. Unë vij si një pelegrin, një pelegrin i penduar, për të kërkuar falje dhe pajtim nga Zoti pas viteve të luftës dhe terrorizmit”, tha Papa.

SHKARKO APP