Papa Françesku:”Lufta është tejkaluar në terrorizëm”

Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit – është bër shpesh shkak për reagime të njëpasnjëshme nga ana e liderit shpirtëror të fesë katolike ‘Papa Franceskut’  – Kësaj here ai është shprehur se është tejkaluar lufta dhe është bërë “terrorizëm”.

Këto komente erdhën pas takimeve ndarëse me familjarët e pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi dhe me palestinezët që kanë familjarë në Rripin e Gazës.

Duke folur para audiencës së tij të përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit pas takimeve në rezidencën e tij mëngjesin e së mërkurës, Françesku tha se dëgjoi nga afër se si “të dy palët janë duke vuajtur” në këtë konflikt.

“Kjo është ajo çfarë shkaktojnë luftërat. Por, këtu ne i kemi tejkaluar luftërat. Kjo nuk është luftë. Ky është terrorizëm”, tha Françesku.

Ai bëri thirrje për lutje në mënyrë që të dy palët nuk do “të vazhdonin me pasionet, të cilat, në fund, i vrasin të gjithë”.

Takimet dhe deklaratat e Françeskut vijnë disa orë pasi Qeveria e Izraelit dhe Hamasi u pajtuan për një ndërprerje katërditore të luftimeve, për të mundësuar lirimin e 50 pengjeve që po mbahen në Gazë, në shkëmbim të lirimit të 150 palestinezëve të burgosur në Izrael dhe hyrjes së ndihmave humanitare në territorin e rrethuar.

 

SHKARKO APP