Papa i bën thirrje botës: Ndaloni të gjitha format e luftës, veproni si një familje njerëzore

TOPSHOT - This handout picture released by the Vatican Media shows Pope Francis, in Rome on March 15, 2020, prays in S. Marcello al Corso church, where there is a miraculous crucifix that in 1552 was carried in a procession around Rome to stop the great plague. - The Vatican said on March 15, that its traditional Easter week celebrations would be held this year without worshippers due to the coronavirus. "Because of the current global public health emergency, all the liturgical celebrations of Holy Week will take place without the physical presence of the faithful," the Prefecture of the Pontifical Household said in a statement. (Photo by - / VATICAN MEDIA / AFP) (Photo by -/VATICAN MEDIA/AFP via Getty Images)

Papa Françesku i bëri thirrje botës që të ndalojë “të gjitha format e luftës” dhe të veprojë si “një familje njerëzore” kundër pandemisë Covid-19.

Papa shprehet:  “Angazhimi i përbashkët kundër pandemisë mund të bëjë që të gjithë të njohin nevojën tonë për të forcuar lidhjet vëllazërore si anëtarë të një familje të vetme njerëzore.” Papa tha se ai pranoi një apel nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara duke kërkuar një armëpushim global nën dritën e krizës së koronavirusit i cili “nuk njeh kufij”.

“Unë bashkoj të gjithë ata që e kanë pranuar këtë apel dhe i ftoj të gjithë të ndjekin duke ndaluar të gjitha format e luftës, armiqësinë dhe promovojnë krijimin e korridoreve për ndihmë humanitare, hapjen ndaj diplomacisë, vëmendjen ndaj atyre që janë në një situatë të cenueshmërisë së madhe “, u shpreh Papa.

Papa Françesku gjithashtu bëri thirrje që liderët botërorë të jenë “të ndjeshëm” ndaj problemit serioz të burgjeve të mbipopulluara, ku koronavirusi mund të vraponte i shfrenuar dhe të merren masat e nevojshme për të shmangur tragjeditë e ardhshme.

E përjavshmja e Papës, Angelus është transmetuar nga Vatikani që nga fillimi i marsit pasi sheshi i Shën Pjetrit u mbyll për shkak të koronavirusit.

SHKARKO APP