Papa i shqetësuar për emigrantët: Trajtohen në mënyrë mizore

Papa Françesku në fluturimin për në Marsejë, komentoi me gazetarët situatën e cila po çon në zbarkimet e shumta të emigrantëve në Lampeduza dhe zona të tjera.

“Është mizori, një mungesë e tmerrshme njerëzimi. Ata i mbajnë në kampet libiane të përqendrimit dhe më pas i hedhin në det”, tha Papa duke parë foton e një nëne emigrante me fëmijën e saj.

Shpëtimi i jetëve në det “është një detyrë. Ne nuk mund të heqim dorë nga të njerëzorë dhe të parit sesi trajtohen emigrantët, si të burgosur dhe të torturuar në një mënyrë mizore. Ne nuk mund të dëshmojmë më tragjeditë e mbytjeve të anijeve, për shkak të trafikimit të urrejtjes dhe indiferencës. Njerëzit që rrezikojnë të mbyten kur braktisen në dallgë duhet të shpëtohen. Është detyrë e njerëzimit, është detyrë e qytetërimit!”, nënvizoi Papa.

SHKARKO APP