Papa jep mesazhin pas takimit me Orban: Antisemitizmi ende i fshehur në Europë

Pas 1996, kjo është vizita e parë e një Pape në Hungari. Papa Françesku u takua në Budapest me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Papa Françesku tha se kërcënimi i antisemitizmit është “ende i fshehur” në Europë, gjatë një udhëtimi të shkurtër në Hungari, ku foli pasi takoi kryeministrin populist dhe anti-emigrant, me të cilin ka dallime të mëdha në çështjen e refugjatëve.

Vatikani tha se takimi është mbajtur në një atmosferë “të përzemërt” dhe zgjati 40 minuta.

“Në mesin e shumë tema është diskutuar edhe për rolin e kishës në shtet, për zotimet për të mbrojtur mjedisin, për të mbrojtur dhe promovuar familjen”, tha Vatikani përmes një deklarate.

 

SHKARKO APP