Papa krah homoseksualëve: Fëmijë të Zotit, kanë të drejtën për një familje
Bota E Mërkurë, 21 Tetor 2020 17:10
Papa Françesko ka dekluar se është në mbrojtje të të drejtave të homoseksualëve. Në dokumentarin “Francisco” ai ka thënë se homoseksualët duhet të mbrohen nga ligjet e të drejtës civile. Gjithashtu Papa, ka shtuar se ata duhet të ketë të drejtën për të pasur një familje. ”Ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtën për një familje. Askush nuk duhet të ndalohet dhe të kërcënohet për shkak të kësaj”,-deklaroi Françesku.