Papa lan dhe puth këmbët e të burgosurve të rinj
Pas përmirësimit, Papa Françesku vizitoi të enjten burgun e të miturve në Casal del Marmo, në periferi të Romës.
Mediat në vend raportojnë se ai mbërriti me një karrocë me rrota dhe u mbajt pas një bastuni ndërsa kryente ritualin e larjes së këmbëve të dymbëdhjetë të burgosurve të rinj .
Ati i Shenjtë u foli të rinjve për “dinjitetin e të qenit mëkatar” ndërsa shtoi se secili prej nesh “mund të rrëshqasë” dhe se të gjithë bëjmë gabime.
Mes të burgosurve të rinj që ishin zgjedhur për larjen e këmbëve ishte edhe një djalë nga Rusia, një mysliman nga Senega dhe një i ri kroat, rumun dhe një djalë me origjinë Sinti.
Nga 12 të zgjedhurit për ritualin, gjashtë ishin të mitur dhe gjashtë ishin thuajse adultë pasi në burg pranohen të rinj deri në 25 vjeç.