Papa Leoni XIV: Dhunë e tmerrshme në Lindjen e Mesme, të rihapet dialogu për paqe
Pas lutjes së Engjëllit nga studioja e Pallatit Apostolik, Papa bëri thirrje për armëpushim në rajon, tronditur për më shumë se dy javë nga konflikti ndërmjet koalicionit izraelo-amerikan dhe Iranit. Shprehu edhe shqetësimin për situatën në Liban, shkatërruar nga përplasjet ndërmjet ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut: dhuna nuk mund të çojë kurrë në drejtësinë, stabilitetin dhe paqen që presin popujt!
R.SH. – Vatikan
Papa Leoni XIV bëri edhe një herë thirrje për paqen në Lindjen e Mesme, rajon që, pas konfliktit në Gaza, jeton thellimin e mëtejshme të dhunës që nga 28 shkurti, ditë kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli filluan sulmin e përbashkët ushtarak kundër Iranit: konflikt që sot, sipas disa burimeve, shkaktoi vdekjen e më se 1,200 vetëve, ndërmjet të cilëve, të paktën 200 fëmijë.
Thirrjen e re Papa e theksoi pas lutjes së Engjëllit të Zotit, nga dritarja e studios së Pallatit Apostolik, në të dielën e katërt të Kreshmëve. Ati i Shenjtë u siguroi lutjen të gjithë atyre që qajnë për të afërmit dhe miqtë e vdekur për shkak të bombardimeve.
Prej dy javësh, popujt e Lindjes së Mesme vuajnë dhunën e tmerrshme të luftës. Mijëra njerëz të pafajshëm u vranë, e shumë të tjerë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Përsëris afërsinë time në lutje me të gjithë ata, të cilët humbën të dashurit në sulmet që goditën shkollat, spitalet dhe qendrat e banuara.
Iran, Trump: janë mundur, nuk do të pranoj marrëveshje. Izraeli përparon në Liban
Në Lindjen e Mesme rritet frika për një sulm tokësor të SHBA-së kundër Iranit. “Jo”-ja e presidentit amerikan për ndalimin e luftës është bërë e ditur në mediat sociale.
Situatë dramatike në Liban
Leoni XIV shprehu shqetësimin e thellë për situatën në Libanin e tij të dashur. Vendi është copëtuar nga përleshjet ndërmjet Hezbollahut dhe Forcave Mbrojtëse të Izraelit (Idf). Sipas vlerësimeve të fundit, deri tani flitet për rreth 1,000 të vdekur, ndërsa gati një milion të zhvendosur brenda vendit kërkojnë strehë për të ikur nga dhuna. Papa thekson:
Shpresoj për rrugën e dialogut, që mund ta mbështesin autoritetet e vendit në zbatimin e zgjidhjeve të qëndrueshme të krizës, në vijim për të mirën e përbashkët të të gjithë libanezëve.
Papa: feja nuk është një akt i verbër, na ndihmon të shikojmë plagët e botës
Gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, duke komentuar episodin ungjillor të shërimit të një burri të verbër që nga lindja, Papa Leoni XIV na nxit të jetojmë një krishterim “me sy hapur”, për të shikuar “nga larg”.
Së fundi, thirrja prekëse për të zëvendësuar përdorimin e armëve me dialogun, që mund të garantojë paqen e dëshiruar nga të gjithë popujt.
Në emër të të krishterëve të Lindjes së Mesme dhe të të gjitha grave e burrave vullnetmirë, u drejtohem përgjegjësve për këtë konflikt. Ulini armët! Shtigjet e dialogut po rihapen. Dhuna nuk mund të çojë kurrë në drejtësinë, stabilitetin dhe paqen që presin popujt.
KOHA JONË SONDAZH

