Papa Leoni XIV diplomatëve italianë: Të lodhesh nga dialogu do të thotë të mos e shpresosh paqen

Një shtrëngim duarsh vulos marrëveshjen. “Ad cor”, në zemër, ngjall rrahje edhe më të vërteta, që flasin për ndershmëri. Vlerë shpesh e mbytur në arenat publike nga zhurma e fyerjes, që tund gënjeshtra “propagande dhe hipokrizie”. Prandaj, thirrja për t’i “çarmatosur” fjalët, është gjithmonë urgjente. Lajtmotiv për t’u ringjallur vazhdimisht, pasi ata që janë të lodhur prej saj, tashmë kanë pushuar së “shpresuari për paqe”. Ky është rreziku, të cilin Papa Leoni XIV ua paralajmëroi sot paradite, 13 dhjetor, pjesëmarrësve në Jubileun e Diplomacisë Italiane. Mbi tre mijë zyrtarë u pritën në Sallën Pali VI, në Vatikan, ndërmjet të cilëve, Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar si dhe zëvendëspresident i Këshillit të Ministrave, Antonio Tajani.,

Të kujdesemi për të mirën dhe drejtësinë që mungojnë
Kalimi tradicional nëpër Portën Shenjte, kujtoi Papa, është gjest i përbashkët shprese dhe temë kyçe e Vitit Shenjt aktual. Virtyt, që nuk është “dëshira e hutuar për gjëra të pasigurta”, por “emri që merr vullneti, kur anon fort drejt së mirës dhe drejtësisë, që e ndjen se mungon”.

Shpresa tregon atëhere një kuptim të çmuar për shërbimin që ofroni: në diplomaci, vetëm kush shpreson vërtet kërkon e mbështet gjithmonë dialogun ndërmjet palëve, duke besuar në mirëkuptimin e anasjelltë edhe përballë vështirësive e tensioneve. Meqë shpresojmë të kuptohemi, të impenjohemi ta bëjmë këtë, duke kërkuar mënyrat dhe fjalët më të mira, për të arritur mirëkuptimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krimi, vartësia, mungesa e kuptimit: të rinjtë në rrezik
Shqetësimi i Papës për më të rinjtë është i thellë, e ai e shpreh me një lutje të veçantë, që ata të jenë në gjendje të zgjedhin të mirën e të kenë guximin të qëndrojnë të palëkundur në fe, “edhe nëse bota i shtyn në një drejtim tjetër”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tregoju atyre se yt Bir ecën përkrah tyre. Se asgjë nuk mund t’i prekë zemrat e tyre, që të mund t’i përqafojnë pa frikë planet e Zotit. Largojini prej tyre kërcënimet e krimit, të varësisë e edhe rrezikun e një jete pa kuptim.

Në zemër, përtej “formaliteteve procedurale”
Paktet dhe traktatet, vëren Papa, lindin nga marrëveshjet. Fjalë, që i flet zemrës dhe shpreh sinqeritetin e gjesteve ndonjëherë të reduktuara në “formalitete procedurale”. Ky është tipari që dallon një mision të vërtetë diplomatik, nga një tjetër i zhytur në llogaritje, që synojnë “përfitimin partiak” ose balancojnë rivalitetet që, në realitet, fshehin distanca të thella. T’i rezistosh tendencave të tilla, do të thotë të imitosh Jezusin, shembull i shkëlqyer i pajtimit dhe i paqes në kryerjen e “dialogut të Zotit me njerëzit”. Kjo është pikërisht fjala që jehon vazhdimisht në fjalimin e Leonit XIV: biseda, mbështetja e “marrëdhënieve themelore të ekzistencës sonë”.

Dialogu në familje
Nuk është rastësi, vërejti Papa, që një vend ku marrëdhëniet janë shtëpijake, si në familje, mund të shoqërohet me një popull të tërë. “Nënë” është termi që përdoret për të përcaktuar gjuhën, e cila ruan kulturën e një “atdheu” të tërë. Fjalët, në çdo idiomë, shprehin “kuptimin specifik të botës”, nga vlerat e saj më të larta, deri te zakonet e përditshme: trashëgimi e përbashkët përmes së cilës shoqëria lulëzon.

Në një klimë shumëetnike, bëhet e domosdoshme të kesh kujdes për dialogun, duke favorizuar mirëkuptimin reciprok dhe ndërkulturor si shenjë mirëpritje, integrimi dhe vëllazërie. Në nivel ndërkombëtar, i njëjti stil mund të japë fryte bashkëpunimi e paqeje, me kusht që të vazhdojmë ta edukojmë mënyrën tonë të të folurit.

Rëndësia e fjalëve
“Njeriu i fjalës”, vërejti Papa, është person i ndershëm, i vendosur e besnik, “që nuk kthehet prapa”. Po kështu, një individ është koherent kur e vë në praktikë atë që thotë: dialogu i tij bëhet, kështu, premtim ofruar bashkëbiseduesit, e “vlera e fjalës së dhënë tregon vlerën e njeriut, që e shqipton”.

Kuptimi i dëgjimit
Krishterimi i përmbahet plotësisht Fjalës: asaj që besimtarët e dëgjojnë nga Zoti, para së gjithash, “duke iu përgjigjur në lutje thirrjes së Tij atërore”. Është hapje, që shprehet në nxitjen “Effatha”, e cila shoqëron shenjën e Kryqit skicuar ndër veshë në Pagëzim.

Në atë gjest, i cili kujton shërimin e kryer nga Jezusi, bekohet kuptimi përmes të cilit marrim fjalët e para të dashurisë dhe elementët e domosdoshëm kulturorë që mbështesin jetën tonë, në familje dhe në shoqëri.

“Të çarmatosen shpallje e fjalime”
Nga shqisat e nga trupi, kalojmë te gjuha, edhe ajo nevojtare për t’u edukuar “në shkollën e dëgjimit dhe të dialogut”. Të jesh i krishterë i vërtetë – por edhe qytetar i ndershëm, në kuptimin më të gjerë të fjalës – do të thotë të kesh një fjalor të aftë për t’i thënë gjërat “ashtu siç janë, pa dyfishim”, me harmoni. Është detyrë që Papa ia beson çdo diplomati, veçanërisht në kontekstin ndërkombëtar të sotëm, të prekur nga “shpërdorimi dhe konflikti”, ku dialogu përplaset me fyerje, në vend të heshtjes. Heshtja “na hap veshët për të dëgjuar”, duke mirëpritur fjalët e tjetrit; ndërsa fyerja, nga ana tjetër, është “agresion verbal”, “luftë fjalësh”, e armatosur me “gënjeshtra, propagandë dhe hipokrizi”.

Të angazhohemi me shpresë për çarmatosjen e shpalljeve dhe diskutimeve, duke siguruar jo vetëm bukurinë dhe saktësinë e tyre, por mbi të gjitha, ndershmërinë dhe maturinë e tyre. Ata që dinë çka thonë, nuk kanë nevojë për shumë fjalë, por vetëm për ato që duhen. Ta praktikojmë, pra, ndarjen e fjalëve që bëjnë mirë, zgjedhjen e fjalëve që ndërtojnë mirëkuptim, dhënien e dëshmisë me fjalë, që ndreqin padrejtësitë e falin fyerjet. Ata që lodhen nga dialogu, lodhen nga shpresa për paqen.

Paqe, që bashkon njerëzimin
Në këtë drejtim, Leoni XIV kujtoi thirrjen e përzemërt që Shën Pali VI u drejtoi Kombeve të Bashkuara, 60 vjet më parë. Çka e bashkon njerëzimin, është pakt i vulosur “me një betim që duhet ta ndryshojë historinë e ardhshme të botës: s’ka më luftë, s’ka më luftë! Paqja, paqja duhet t’i prijë fatit të popujve dhe të të gjithë njerëzimit”. Prandaj, pajtimi është “detyra që bashkon njerëzimin” në kërkimin universal për drejtësi: qëllimi që shoqëron jetën e Jezusit nga nata e Krishtlindjeve deri në Pashkët e vdekjes dhe ringjalljes së tij, “e mira përfundimtare dhe e përjetshme që shpresojmë për të gjithë”.

Jini burra dhe gra të dialogut, të dijshëm në leximin e shenjave të kohërave sipas atij kodi të humanizmit të krishterë, që qëndron në themel të kulturës italiane dhe evropiane.
R.SH. / Vatikan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?