Papa në vendin më mysliman në botë, vizita më e gjatë dhe më e largët

Papa Françesku mbërriti në kryeqytetin indonezian Xhakara. Ai pritet të adresojë shqetësimet ambientaliste dhe rëndësinë e dialogut ndërfetar gjatë vizitës 12 ditore ku do të ndalojë edhe në Papua Guniea e Re, Singapor dhe Timor-Leste, i vetmi nga 4 vendet që dominohet nga katolikët.

Ky është një udhëtim veçanërisht sfidues për një njeri që mbush 88 vjeç në dhjetor, dhe që është përballur me një sërë problemesh shëndetësore. Azi Paqësori është një prej të paktave vende në botë ku Kisha Katolike porritet në aspektin e besimtarëve të pagëzuar dhe vokacioneve fetare.

Që prej zgjedhjes së tij në 2013, Françesku i ka bërë thirrje Kishës Katolike të përcjellë ngrohtësinë e Zotit drejt periferisë, duke ju referuar komuniteteve të margjinalizuara. Ai është Papa i tretë që viziton Indonezinë, që ka dhe popullsinë më të madhe myslimane në botë.

SHKARKO APP