Papa përplaset me kryeministren e Italisë, Melonin: Përjashtimi i emigrantëve kriminal
Papa Françesku doli hapur në mbrojtje të emigrantëve të dielën, duke e quajtur përjashtimin e tyre “skandaloz, të neveritshëm dhe mëkatar”, që e vë atë kështu në një kurs përplasjeje me qeverinë e ardhshme të krahut të djathtë të Italisë me në krye Giorga Melionin.
“Sot Mesdheu është varreza më e madhe në botë. Përjashtimi i emigrantëve është i neveritshëm, është mëkat. Është kriminale të mos hapësh dyert për ata që janë në nevojë”.
Giorgia Meloni pritet të bëhet kryeministre në fund të këtij muaji në krye të një koalicioni të krahut të djathtë që është zotuar të godasë emigracionin dhe të shtrëngojë kufijtë e Italisë.