Papa shet 715 mijë euro Lamborghinin super luksoz

Ndoshta për ne mund të jetë makiana e ëndrrave, por Papa Françeskut nuk i intereson. Ai e shiti Lamborgini i bardhë për 715 mijë euro gjatë ankandit të organizuar të shtunën në Monte Karlo nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtues të Vatikanit, ku një fondacion i saj, “Aiuto alla Chiesa che Soffre”, do të çojë para planin e saj “Marshall” për rikthimin të besimtarëve të krishterë në Irak, që ishin dëbuar nga ISIS-i.

Supermakina iu dhurua Papës nëntorin e shkuar dhe është prodhuar nga Lamborghini në ngjyrat e Vatikanit. E mrekullueshme si brenda ashtu edhe jashtë, makina kishte 573 kuaj fuqi dhe ishte e pajisur me një motor V10.

SHKARKO APP