Papa takon prindërit e homoseksualëve: Zoti i do fëmijët tuaj
Bota E Diel, 20 Shtator 2020 15:20
Papa Françesku ka thënë se Zoti i do homoseksualët, në një takim me 40 prindër të fëmijëve LGBTQ. “Zoti i do të gjithë fëmijët sepse janë fëmijët e tij. Kisha i do fëmijët ashtu siç janë”, u shpreh Ati i Shenjtë. Këto deklarata, Papa Françesku i bëri në takimin me prindërit që janë pjesë e një shoqërie në Itali që quhet Tenda e Xhonatanit.