Papa thirrje gjigantëve të internetit: Mbroni fëmijët nga pornografia

Papa Françesku iu bëri thirrje drejtuesve të kompanive të teknologjisë dhe investitorëve që të mbajnë përgjegjësi nëse vendosin përfitimet financiare para mbrojtjes së fëmijëve, përfshirë edhe qasjen e tyre të lehtë në pornografi në internet.

“Kompanitë që ofrojnë shërbime interneti prej kohësh e konsiderojnë veten vetëm si furnizues të thjeshtë të platformave teknologjike, dhe jo përgjegjës moral apo ligjor për mënyrën e përdorimit të tyre”, tha ai.

Papa Françesku u bëri thirrje gjithashtu inxhinierëve të fuqizojnë mënyrat e përdorimit të inteligjencës artificiale dhe algoritmeve për të mbrojtur fëmijët në internet.

Sipas tij “përvoja e dhimbshme dhe tragjike” e Kishës me krizën e saj të abuzimeve seksuale, i dha asaj një detyrë t’iu qaset këtyre çështjeve me një vizion afatgjatë.

Papa e bëri këtë deklaratë në një konferencë ku së bashku me grupet e mbrojtjes së fëmijëve, dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit, pjesëmarrëse ishin edhe kompanitë e mëdha si Apple, Google, Microsoft dhe Facebook.

Kujtojmë se muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Australia i bën thirrje kompanisë “Facebook” të pezullojë planet për të koduar shërbimin e tij të mesazheve, duke thënë se kjo do të pengojë në luftën kundër abuzimit të fëmijëve dhe terrorizmit.

SHKARKO APP