Papa thirrje të krishterëve të Irakut: Falini padrejtësitë dhe rindërtoni vendin

Papa Françesku vizitoi të dielën pjesën e veriore të Irakut ku u lut mes rrënojave të kishave të shkatërruara nga Shteti Islamik.

Ndalesa e tij e parë të dielën ishte në Mosul, dikur bastion i grupit ekstremist. Ai u lut për viktimat e luftës në Irak në një shesh të qytetit.

Pas Mosulit, Papa Françesku u drejtua për në Karakosh, një qytet antik i krishterë që ishte pushtuar nga forcat e Shtetit Islamik. Ai u takua me anëtarët e komunitetit lokal në Kishën e “Ngjizja e Papërlyer”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Papa Françesku u bëri thirrje të dielën të krishterëve të Irakut të falin padrejtësitë e kryera ndaj tyre nga grupet ekstremiste e të rindërtojnë vendin. Ai vizitoi rrënojat e kishave të shkatërruara e takoi turma entuziaste njerëzish në zemrën historike të qytetit, e cila pothuajse u fshi nga mbretërimi i tmerrshëm i grupit Shteti Islamik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Papa do të mbajë një meshë në stadiumin “Franso Hariri” në Erbil përpara se të niset sërish drejt Bagdadit. Për shkak të kufizimeve të lidhura me COVID-19-n, pjesëmarrja do të jetë e kufizuar në vetëm 10 mijë vetë. Papa pritet të kthehet në Romë të hënën në mëngjes. /VOA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?