Papa zbulon urdhrin që i dha mjeku
Papa Françesku tha të shtunën se vazhdon të ketë probleme me këmbët, për të cilat mjeku e ka urdhëruar të mos ecë.
“Ka një problem: kjo këmbë nuk është e mirë, nuk funksionon dhe doktori më ka thënë të mos ec. Më pëlqen të shkoj… por këtë herë duhet t’i bindem mjekut, “tha ai në një takim me një grup pelegrinazhi katolik nga Sllovakia më 30 prill.
Catholicnewsagency shkruan se në fund të fjalimit të tij në sallën Paul VI të Vatikanit, Papa tha se nuk do të mund të ecë për të përshëndetur pelegrinët sllovakë.
“Për këtë do t’ju kërkoj sakrificën e ngjitjes së shkallëve dhe do t’ju përshëndes nga këtu ulur. Është një poshtërim, por unë e ofroj atë për vendin tuaj,” tha ai.
Papa Françesku ka vuajtur nga një ligament i përflakur në gjurin e djathtë, duke i shkaktuar dhimbje kur ecën. Gjatë disa javëve të fundit, ai ka anuluar takimet dhe ka zgjedhur të kalojë më shumë kohë ulur gjatë audiencave publike ose meshave.