Papritmas Vuçiç i kthehet ashpër Putinit: Boll rekrutuat serbë për luftën tuaj

Shumë papritmas, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i kërkoi aleatit të saj Rusisë, të ndalë përpjekjet për rekrutimin e qytetarëve serbë për të luftuar përkrah grupit të saj paraushtarak Wagner në Ukrainë.

Sipas Zërit të Amerikës, lideri serb kritikoi fushatën online të Rusisë në rrjetet sociale, ku ftohen serbët t’i bashkohen grupit famëkeq të Wagner, që konsiderohet nga ekspertët perëndimorë, si ushtria personale e Putin.

“Nuk është e drejtë që dikush thërret njerëzit në Serbi, e cila është e vetmja që nuk i ka vënë sanksione Rusisë, të luftojnë në Ukrainë, kur dihet se kjo është kundër rregullave tona”, tha presidenti serb gjatë një interviste.

Presidenti serb mohoi akuzat se grupi Wagner është i pranishëm në Serbi ku organizatat pro-Kremlinit dhe ato ultranacionaliste e kanë mbështetur agresionin mbi Ukrainën.

SHKARKO APP