Paqe Greqi-Turqi? Ja çfarë njofton Athina Zyrtare

Greqia dhe Turqia kanë rënë dakord për rinisjen ne bisedimeve në Stamboll.

Në kulmin e tensioneve, ministria e jashtme greke njofton për arritjen e akordit me palën turke “ranë dakord për fillimin e ciklit të 61 të bisedimeve eksploruese midis dy palëve në Stamboll së shpejti”, por pa përcaktuar një datë.

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, gjatë vizitës së tij në Athinë para disa ditësh , u shpreh se BE-ja do të vlerësojë mundësinë e një konference shumëpalëshe.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, duke i bërë jehon fjalëve të Michel deklaroi se nëse nga Ankaraja do ketë sinjale të prekshme të vullnetit të mirë, Greqia është gati të ulet dhe të diskutojë me Turqinë mbi temat që kanë sjellë fërkimet e fundit-caktimin e ujërave tona territoriale dhe zonat ekskluzive ekonomike në Egje dhe Mesdhe.

Ndërsa Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u shpreh disa ditë më par se ishte i gatshëm të takohej me Greqinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi eksplorimin e ujërave të kontestuara në Mesdheun Lindor.

SHKARKO APP