Para takimit me Putin, Joe Biden: Vladi është i fortë dhe i zgjuar

Në Samitin e NATO-s ndodhën shumë ngjarje. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i’u përgjigj pyetjeve të gazetarëve për Presidentin e Rusisë, Valdimir Putin. Ata i përsëritën pyetjen që i kishin bërë në mars nëse Vladimir Putin është vrasës dhe ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes por nënqeshi duke thënë ”Vladi është një kundërshar i denjë”.

Përpara takimit në Gjenevë të Zvicrës, Biden nuk i kurseu komplimentat për homologun rus, duke e quajtur të zgjuar dhe të fortë. ”E kam pasur përballë Putinin. Është i mprehtë dhe i fortë, dhe nga sa kam arritur të zbuloj, është praktikisht një kundërshtar i denjë”, tha Biden.

Vizita tetë ditore e Biden në Europë po dëshmohet gjithmonë e më qartë si një përpjekje për t’u siguruar se Perëndimi flet me një zë të vetëm përballë Rusisë dhe Kinës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?