Paradë ushtarake me raketa balistike, Kim Jong-un: Jemi çliruar nga Covid-19, në vend s’ka asnjë rast

Në Korenë e Veriut nuk ka asnjë rast me koronavirus. Këtë e tha lideri Kim Jong-un gjatë një parade të pazakontë ushtarake e mbajtur gjatë natës, me rastin e 75-vjetorit të Partisë Popullore në pushtet.

Peniani i shfrytëzon zakonisht paradat ushtarake për të ekspozuar raketa dhe artileritë e reja. Ekspertët thanë se raketa balistike ndërkontinentale u panë gjatë ceremonive mëngjesin e së shtunës. Ngjarja, e shënuar me një sërë koncertesh e aktivitetesh, shfrytëzohet gjithashtu nga udhëheqësi autoritar si mundësi për të përcjellë mesazhin e tij brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë fjalimit nuk ka pasur asnjë sulm ndaj Uashingtonit, madje ka uruar të gjithë të prekurit me COVID-19 për një shërim sa më të shpejtë. Kujtojmë që Kim Jong-un i dërgoi edhe presidentit Trump një mesazh për shërim sa më të shpejtë nga koronavirusi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I uroj shëndet të gjithë njerëzve që po luftojnë me sëmundjen e shkaktuar nga ky virus i keq”, tha Kim Jong-un, 10 ditë pasi Presidenti amerikan njoftoi se ishte prekur nga Covid-19.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në video, Kim shfaqet pasi ora shënoi 12 e natës. I veshur me kostum gri dhe kollare, ai përshëndeti turmën dhe pranoi lule nga një fëmijë, ndërsa rrethohej nga zyrtarë të lartë ushtarak.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?