“Paradise Papers”, në parajsën e re fiskale del edhe emri i Mbretëreshës angleze

Miliona paundë të Mbretëreshës Elisabeta investohen në fonde offshore në parajsat e taksave të Karaibeve, ka zbuluar një nxjerrje shumë e madhe dokumentesh financiare të quajtura “Paradise Papers”, e cila mund të konsiderohet si rrjedhja e dytë më e madhe e të dhënave në histori, pas “Panama Papers”.

Mbretëresha rezulton të ketë investuar në parajsën fiskale të ishullit Kajman nëpërmjet Dukës Lancaster, por nuk është e vetmja. Në dokumentet e reja të zbuluara rezuton të jetë edhe Raina, Mbretëresha e Jordanisë si dhe këngëtarja Madona.

Në siklet pas zbulimit të kësaj parajse të reje fiskale është edhe Lord Ashcroft, biznesmen dhe ish-kreu i Parisë Konservatore britanike, që mësohet të ketë fshehur një pasuri 450 milonëshe në llogaritë offshore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në listën e zezë del edhe emri i një ministri të Donald Trump. Po ashtu mësohet se edhe Sekretari i Tregtisë së Donald Trump, Uilbur Ross, zotëron një pjesë në një firmë të lidhur me biznesmenët rusë që janë subjekt i sanksioneve të SHBA.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bëhet fjalë për më shumë se 13,4 milion dokumente të rezervuara të cilat i ka nën zortërim gazeta gjermane Suddeutsche Zeitung që i ka ndarë me Organizatën Ndërkombëtare të Gazetarëve Investigues dhe partnerët e saj, duke përfshirë Guardian, BBC, New York Times dhe Espresso.

Dokumentat vijnë nga regjistrat e kompanive të 19 parajsave fiskale dhe dy ofrues të shërbimeve offshore. Ato publikohen më pak se dy vjet pasi rrjedhja e “Panama Papers” shkaktoi tronditje duke zbuluar se si dhjetëra figura të njohura po fshihnin pasuri në fondet në det të hapur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?