Paralajmërimi i fortë i OBSH-së: Përhapja e Covid-19 po përshpejtohet, pandemia s’e ka arritur kulmin

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, u shpreh ditën e sotme se, shpërthimi i koronavirusit është duke u përshpejtuar dhe se kulmi i pandemisë nuk është arritur ende.

“Shpërthimi është duke u përshpejtuar dhe ne nuk kemi arritur në kulmin e pandemisë. Pas më shumë se 6 muajsh, çështja e unitetit kombëtar dhe solidaritetit global është e pamohueshme. Ne nuk mund të lejojmë asnjë përçarje.”, tha ai në një konferencë, informon dritare.net

Dr.Tedros theksoi se, vdekjet globale janë ulur. Por shumë vende po pësojnë rritje të rasteve, duke bërë që të rritet edhe numri i viktimave.

Dr.Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së, tha që ka disa shpjegime të mundshme për rënien globale të vdekjeve. Sipas tij, mund të jetë thjeshtë një vonesë, por vdekjet mund të rriten sërish në ditët në vijim.

Sipas Dr.Mike, shqetësues është fakti që çdo ditë e më shumë po shtohen rastet e reja: “Ky nuk është thjesht rezultat i testimit.”, tha ai.

Dr.Tedros lajmëroi se, një ekip ekspertësh të OBSH-së do të udhëtojnë në Kinë për të përparuar më tej me studimet, për të kuptuar sesi shkoi virusi për herë të parë atje.

Sipas Dr.Rayan të kuptuarit sesi Covid-19 kaloi nga mbretëria e kafshëve, tek ajo e njerëzve është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm në menaxhimin e rrezikut që na pret.

“Ka një gjurmë dhe ne duhet ta ndjekim.”, tha ai. Zyrtarët e OBSH-së dolën sot në konferencë për mediet, pasi mbi 200 shkencëtarë i shkruan një letër, përmes së cilës kërkonin që të ndryshohen udhëzimet për virusin, sepse sipas tyre virusi po përhapet edhe nga ajri.

SHKARKO APP