Paralajmërimi i presidentes së KE: Synojmë të vaksinojmë 70% të popullsisë para fundit të verës, por…

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen ka paralajmëruar se shtetet europiane duhet të përgatiten për mungesa të lëndëve të para të vaksinave. Sipas Presidentes së Komisionit Evropian, në Evropë synohet të vaksinohet 70% e popullatës.

“Në Evropë ne synojmë të vaksinojmë 70% të popullatës së rritur para fundit të verës. Kjo nuk është asgjë, ne jemi në drejtimin e duhur. Natyrisht do të ketë pengesa dhe probleme të tjera në prodhim. Ne gjithashtu duhet të jemi të përgatitur për çdo mungesë të lëndëve të para ose përbërësve të caktuar të vaksinave”, -tha ajo.

Komisioni, i cili negocion për porositë e vaksinave në emër të 27 shteteve anëtare është kritikuar gjerësisht për vonesat në shpërndarjen e tre vaksinave të para të miratuara në BE.

“Duke parë pas, ne duhet të mendojmë më shumë për prodhimin masiv dhe sfidat që ajo paraqet. Ne duhet të kishim paralajmëruar, duke shpjeguar se në fillim procesi nuk do të jetë i qetë, do të ketë ulje dhe ngritje. Britania zgjodhi rrugën e miratimit urgjent, ne zgjodhëm një tjetër për të pasur më shumë kontroll nga rregullatorët evropianë mbi vaksinat në treg”, tha Von der Layen.

SHKARKO APP