Paralajmërojnë shkencëtarët: Izolimi mund të jetë i papërcaktuar, përfshin e verën derisa të gjendet vaksina

Mbretëria e Bashkuar mund të përballet me izolim të acaktuar derisa të gjendet një vaksinë, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Shkencëtarët, nga Qendra për Sëmundje Infektive Global i Imperial College në Londër, thanë se bota është nën kërcënimin e koronavirusit dhe masat e rrepta të marra deri tani shërbejnë vetëm për të blerë kohë, por nuk po e parandalojnë koronavirusin.  Edhe pse këto masa janë të rrepta sërish koronavirusi do të çojë deri në 20.000 të vdekur.

Profesor Neil Ferguson, profesor i biologjisë matematikore, tha se qeveria kishte luftuar me idenë se nëse respektohen masat do kthehej gjithçka në normalitet, por tani mendojmë se nuk është më e mundur.

Ai shtoi: “Mund të jemi duke përfunduar në një botë vërtet krejt ndryshe për të paktën një vit ose më shumë.”

Sidoqoftë, ai tha se kishte “shumë hulumtime dhe zhvillime se si mund të shtypim me sukses transmetimin pa mbyllur shoqërinë” që mund t’u ofrojnë vendeve një rrugëdalje nga ciklet e pafundme.

Kolegia e tij, Profesoria Azra Ghani, shtoi: “Ne kemi eksploruar një skenar ku këto masa mund të qëndrojnë në vend për pesë muaj, gjë që përfshin dhe verën. Ne nuk kemi gjetur asnjë mënyrë tjetër. Të pakten kjo do jetë në fuqi derisa të gjejmë ndonjë metode tjetër për të ndërhyrë.

“Pra, ne në thelb po presim për një vaksinë. Një vaksinë nuk është pesë muaj larg. Ne e dimë që është së paku 12-18 muaj larg. Kështu që do të kemi zgjedhje të vështira për të bërë.

“Nëse karakteristikat e transmetimit të virusit qëndrojnë ashtu siç janë, atëherë unë mendoj se do qëndrojmë në këtë situatë. Me të njëjtën situatë po përballet e gjithë bota”.

Ajo tha se vlerësimi i 260,000 vdekjeve nuk ishte një skenar i rastit më të keq, por “vlerësimi më i mirë” i situatës para masave të shpallura nga qeveria sot.

Sipas hulumtimit të modelimit, mendohet se rreth një e treta e infeksioneve vijnë nga vetë familja dhe shtëpitë e njerëzve, ndërsa një e treta tjetër është përmes vendit të tyre të punës dhe e treta përfundimtare është kontakti tjetër shoqëror.

Qeveria britanike po përpiqet të ndalojë përhapjen e virusit duke prerë dy të tretat e skenareve të transmetimit.

SHKARKO APP