Paralajmëron Orban: Perëndimi është shumë afër dërgimit të trupave në Ukrainë
“Jemi një hap larg dërgimit të trupave nga Perëndimi në Ukrainë”.
Ky është paralajmërimi i kryeministrit hungarez Vikton Orban në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
“Është një vorbull lufte që mund ta tërheqë Europën në humnerë. Brukseli luan me zjarrin. Në Europë atmosfera është ajo e luftës dhe politika dominohet nga logjika e luftës. I shoh të gjithë duke u përgatitur për luftë”, tha ai.
Megjithatë, Orban specifikon se vendi i tij duhet të qëndrojë jashtë.
“Ne hungarezët e dimë se çfarë është lufta. Na mjaftoi. Jam i bindur se duhet të qëndrojmë larg kësaj lufte. Kjo nuk është lufta jonë. Ne nuk duam luftë dhe nuk duam që Hungaria të bëhet sërish lodra e fuqive të mëdha. Pra, ne duhet të avokojmë për paqen në shtëpi, në Bruksel, në Uashington, në OKB dhe në NATO”, përfundoi ai,
Në fillim të kësaj jave, gjatë një fjalimi në një ngjarje në Budapest, Orban akuzoi liderët europianë për përdorimin e “logjikës së luftës” mes pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.
Ai ka bërë një sërë deklaratash të diskutueshme për Ukrainën, duke e quajtur atë një “protektorat” të Perëndimit. Orban përsëriti gjithashtu propozimin e tij se Ukraina duhet të jetë një “zonë neutrale” midis Rusisë dhe vendeve të NATO-s.