Parashikimi i frikshëm për Greqinë: Pa masa të reja, në Dhjetor do ketë 2000 raste me Covid në ditë

Universiteti Aristotel i Selanikut ka bërë paralajmërimin e frikshëm për rritjen e rasteve të reja të koronavirusit në muajt e ardhshëm në rast se nuk merren masa. Hulumtimi nga UAS u prezantua nga profesori i Inxhinierisë së Mjedisit, Demosthenes Sarigiannis, i cili duke folur për MEGA tha se shifrat për rastet e koronavirusit në muajt në vazhdim bazohen në masat ekzistuese kufizuese.

Ai thotë se në muajin tetor do të variojnë midis 200-260 raste në ditë, në nëntor do të rriten në 410, ndërsa në dhjetor do të shkojnë deri në 2,000 raste në ditë.

Profesori theksoi se masat kryesore për të ndaluar perhapjen e koronavirusit janë përdorimi i një maske, distanca sociale dhe higjiena, duke thënë se keto rregulla vendosin një frenin ndaj virusit. Gjithashtu tregoi edhe një pajisje që e kanë ndërtuar në universitet, për të cilën supozon se ndihmon në parandalimin e përhapjes së Covidit.

Pajisja në ambiente të mbyllura thith ajrin, e dezinfekton me rrezatim ultravjollcë brenda tij, dhe pastaj e nxjerr jashtë, të pastër pa ngarkesë virale.

SHKARKO APP