Parashikimi i frikshëm/Zyrtari i OBSH-së: Virusi nuk do të zhduket

Pandemia e Covid-19 nuk është një luftë e lehtë dhe nuk do të zhduket lehtë. Ky parashikim i frikshëm vjen nga një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sipas tij, kurba rënëse e virusit në botë nuk ka gjasa të shkojë drejt fundit tani shpejt dhe se vendet duhet të fokusohen në ngadalësimin e transmetimit të virusit.

“Ne ende nuk dimë se sa do të vazhdojë lufta me Covid-19. Njerëz në të gjithë botën po luftojnë me të 24 orë në 24 dhe po japin maksimumin e tyre, por nuk ka të ngjarë që ai të zhduket në javët apo edhe muajt e ardhshëm”, nënvizoi Takeshi Kasai, drejtor rajonal i OBSH-së

Nga ana tjetër, ai shtoi gjithashtu në një konferencë për shtyp të zhvilluar online se ende nuk ka një mjekim të caktuar apo vaksinë kundër Covid-19. Virusi ka infektuar mbi 800 mijë persona në mbarë botën dhe prej tij kanë humbur jetë 38 mijë të tjerë. Pasojat më të mëdha i kanë patur Shtetet e Bashkuara, Italia dhe Spanja, duke ia Kinës me numrin e rasteve të konfirmuara, vend ku lindi virusi në fund të vitit 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?