Parashikimi i profesorit të njohur: Duhet të përgatitemi për një valë të dytë të COVID-19

Një profesor i njohur greko-amerikan ka paralajmëruar për një valë të dytë të virusit COVID-19 në vjeshtë.

Nikolas Christakis, një profesor i njohur Grek në “Yale University” parashikon se ndryshe nga pandemitë e tjera, SARS-CoV-2 nuk do të zhduket gjatë verës.

Duke folur për revistën shkencore JAMA (Journal of the American Medical Association), profesori analizoi modelin historik të pandemisë dhe aspektet sociale të COVID-19.

Sipas profesorit të shquar, ndërsa studimet e para në Kinë parashikuan që moti mund të mos luajë një rol të madh në zhvillimin e pandemisë, të dhënat më të fundit shkencore parashikojnë një ulje të rasteve dhe vdekjeve gjatë verës. Por jo aq e madhe sa në pandemitë e njohura të mëparshme, të cilat u ndalën nga nxehtësia.

“Në vjeshtë, unë mendoj se 75% ka të ngjarë që COVID-19 të rikthehet siç ndodhi në 1918 dhe 1957, kur kemi pasur pandemi. Nuk e di nëse do të jetë më vdekjeprurëse vala e dytë, por patjetër që do të ketë dhe ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”, shpjegoi ai.

Duke e krahasuar atë me pandemitë e tjera, profesori i “Yale University” argumentoi se pandemia e koronavirusit ishte më shumë si pandemia e gripit të vitit 1957 , e cila vrau 150,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara .

SHKARKO APP