Parisi në protestë kundër masave shtrënguese prej pandemisë

Prej disa ditësh në Francë kanë nisur protestat ku mijëra persona janë ngritur kundër masave shtrënguese të qeverisë prej koronavirusit.

Është e treta ditë radhazi që banorët e Parisit ngrihen në protestë ndërsa mësohet se protestuesit janë kryesisht në moshë të re.

Ata janë përleshur me forcat e policisë në Villeneuve-La-Garenne, Nanterre dhe Clichy duke hedhur fishekzjarre dhe mjete të forta drejt patrullave të policisë.

Këto protesta massive në Francë nisën në rrethinat e Parisit në fundjavë pas plagosjes së një të riu nga një makinë policie në një pikë kontrolli.

Vala protestash kundër masave të marra nga qeveritë, kanë nisur fillimisht në SHBA, ku mijëra njerëz dolën kundër guvernatorëve dhe masave shtrënguese për izolimin e vendit.

Protestat në SHBA u mbështetën dhe nga presidenti Trump, i cili ka kundërshtuar kufizimet e vendosura nga disa shtete.

SHKARKO APP