Parisi një ditë pa makina…
Qyteti i Parisit do të provojë një eksperiment interesant muajin e ardhshëm. “Une Journ ée Sans Voiture” që do të thotë “një ditë pa makina”, më 27 shtator Parisi do t’i ndalojë për një ditë të gjitha mjetet automobilistike në rrugët e saj. Me “rrënjët” e qytetit që shtrihen prapa nga shekulli i tretë para erës sonë, ky është një shans që banorët dhe turistët ta shohin qytetin siç ishte para ardhjes së automjeteve. “Parisi do të transformohet komplet për një ditë” thotë kryetari i Parisit Anne Hidalgo, “kjo është një mundësi që Parisienët dhe turistët të shijojnë qytetin pa zhurmë, ndotje dhe pa dyshim pa stres” shtoi ai.