Parku i lojërave shembet mbi parkimin nëntokësor (Foto)

Një park lojërash për fëmijë është shembur në orën 6:30 të mëngjesit të kësaj të hëne, mbi një parkim nëntokësor në Santander, në veri të Spanjës.

Për momentin nuk ka viktima. Parku, i cili kishte edhe një fushë futbolli sportive ishte ndërtuar mbi një parkim të madh nëntokësor në një zonë, e urbanizuar së fundmi, me pallate banimi dhe një qendër tregtare.

Në vendngjarje kanë shkuar shumë ambulanca dhe mjete të forcave zjarrfikëse, të mbrojtjes civile dhe të policisë. Zona, kanë thënë forcat zjarrfikëse në një komunikim në Twitter, është izoluar për trafikun.

 

SHKARKO APP