Parku në Meksikë, më i miri në të gjithë botën

Një park në Meksikë është zgjedhur më i miri në botë nga një organizatë ndërkombëtare. Parku Chapultepec, në Meksikë është vlerësuar me medaljen e arit nga Organizata Botërore e Parqeve Urbane, në kompeticionin e vitit 2019, ku rivalët ishin jo të paktë. Vlerësimi i parkut meksikan ka kënaqur jo pak autoritetet vendase por edhe banorët. “Ky është një vend i adhuruar prej nesh. Sjellim fëmijët dhe argëtohemi. Ka shumë për të parë dhe zbuluar atje”,-shprehet dikush.

”Në park ka një shatërvan, njerëzit vijnë këtu për të bërë stërvitje, për të ngrënë, për të shëtitur, thjeshtë për tu ulur në barë, për të kaluar ditën. Është një nga vendet më të bukura në një nga zonat më të këndshme të qytetit, në një nga vendet më të bukura të botës”,-tregon një tjetër.

Janë të shumtë banorët që kalojnë në këtë park orë të tëra. Sipas tyre, parku është i veçantë jo vetëm për atë që ai ofron, por edhe për historinë e tij. Ka nga ata që e shohin atë si një nga vendet më ikonike të Meksikës. Parku ka edhe një kështjellë dhe është vendi ideal për të kaluar pasditet, në shoqëri të mirë dhe në ambjent të bukur.

SHKARKO APP