Parlamenti britanik i heq Johnson-it pasaportën diplomatike

Parlamenti britanik e ka quajtur gënjeshtar Boris Johnson. Në një votim është vendosur t’i hiqet edhe pasaporta diplomatike. Një dokument që u lejohet çdo ish-deputeti për ta mbajtur.

Ky është një akt simbolik me pak pasoja të drejtpërdrejta, por mesazhi është i qartë: për parlamentin Johnson është gënjeshtar.

Çështja lidhet me Festën që u mbajt në rezidencën e tij në kohën e pandemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një vit më parë, konservatori Johnson dha dorëheqjen si kryeministër pas aferës “Partygate”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Para votimit, deputetët debatuan dhe në fund vetëm shtatë deputetë nga partia konservatore e Johnson-it votuan kundër vendimit, nga 118 pro. Shumica e 352 deputetëve të Grupit Konservator abstenuan – duke përfshirë shumicën e anëtarëve të lartë të kabinetit. Gjithsej 354 deputetë votuan pro heqjes së pasaportës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?