Parlamenti Europian kërcënon Turqinë me sanksione për Qipron, Ankaraja nuk “dorëzohet”

Turqia hodhi poshtë kërkesën e Parlamentit Europian për sanksione kundër Qipros, për shkak të vizitës së fundit të presidentit Erdogan, në Qipron Veriore, duke e quajtur kërkesën jashtë realitetit.

Parlamenti i Bashkimit Europian ra dakord, të enjten, për një rezolutë  në mbështetje të Qipros, duke u kërkuar udhëheqësve të unionit të ndërmarrin veprime dhe të vendosin sanksione të ashpra kundër Turqisë.

Turqia ka kundërshtuar vazhdimisht anëtarët e BE-së, Greqinë dhe Qipron rreth eksplorimit të hidrokarbureve në ujërat e diskutueshme të Mesdheut lindor.

Erdogan nga ana tjetër ka nxitur  Qipron, territori i të cilit mbulon gjysmën jugore të ishullit të ndarë të Mesdheut, më 15 nëntor duke vizituar Varoshan, një ishull që është braktisur që nga viti 1974.

Ankaraja mbështeti rihapjen e pjesshme të Varoshës muajin e kaluar, në një lëvizje të kritikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Greqia.

Qipro është shkëputur që nga pushtimi turk, në 1974. Vetëm Ankaraja e njeh Qipron Veriore si një shtet të pavarur, por jo qeverinë qipriotë greke, të njohur ndërkombëtarisht në jug.

Franca nuk ka vendosur ende sanksione kundër Turqisë, por diplomatët thonë se çdo masë e vendosur do të synonte zonat e ekonomisë turke, të lidhura me kërkimin e gazit natyror pranë brigjeve të Qipros.

SHKARKO APP