Parlamenti Europian miraton marrëveshjen: Nga viti 2035 ndalohet shitja e makinave me benzinë dhe naftë në BE

Makinat me benzinë dhe naftë nuk do të mund të regjistrohen më në Evropë nga viti 2035. Parlamenti Evropian i ka dhënë dritën jeshile përfundimtare marrëveshjes së arritur në nëntor për ndalimin e automjeteve me motorë me djegie të brendshme më ndotëse.

Dispozita, e cila është pjesë e paketës klimatike të BE-së “Fit for 55”, mori 340 vota pro, 279 kundër dhe 21 abstenime.

Autobusët dhe kamionë, standarde të reja për emetimet
Përveç rregulloreve për makinat, Evropa po prezanton edhe masa të reja për autobusët dhe kamionët. Në propozimin për një rregullore të Komisionit të BE-së mbi standardet e reja të emetimit të CO2 për automjetet e rënda, bëhet fjalë për autobusët me emetim zero nga viti 2030 dhe një ulje prej 90% në emetimet për flotën e automjeteve të tjera deri në vitin 2040.

Automjetet e reja të rënda do të duhet të reduktojnë gradualisht emetimet e CO2, për të arritur në 90% në 2040.

SHKARKO APP