Parlamenti Europian strehon 100 gra të pastreha
Një ndërtesë e Parlamentit Europian në Bruksel po strehon 100 gra të pastreha, shumë prej të cilave viktima të abuzimit në familje. Ata ishin goditur rëndë nga izolimi i vendosur nga qeveria belge për shkak të koronavirusit. Ndërtesa “Helmut Kohl”, një bllok zyrash në qendër të qytetit, hapi dyert duke shndërruar ambientet në dhoma gjumi për çdo grua të pastrehë. Ato janë ushqyer aty dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Organizata të shumta bamirëse në Belgjikë theksojnë se kriza koronavirus ka rritur numrin e rasteve të abuzimit në familje. Ndërkohë, autoritetet në Bruksel po garantojnë akomodim për njerëz të pastrehë të shumtë në disa hotele.