Parlamenti hollandez njeh genocidin armen
Parlamenti holandez ka votuar për të njohur si genocid masakrën e vitit 1915 nga Turqia, ku u vranë 1.5 milion armenë.
Mocioni, i cili u miratua me mbështetjen e partive më të mëdha, vjen pasi qeveria turke thirri holandezët në Ankara të shtunën për të shprehur zemërimin e saj për këtë mocion.
Ministria e jashtme e Turqisë të enjten dënoi miratimin e mocionit, duke thënë se nuk do të ishte ligjërisht e detyrueshme ose e vlefshme.
Armenia ka kërkuar për një kohë të gjatë njohjen e vrasjeve si genocid. Autoritetet turke refuzojnë të njohin ngjarjet, të cilat ndodhën në kulmin e Luftës së Parë Botërore, si genocid, duke argumentuar se ka pasur mizori në të dy anët.
Deri më tani 29 vende evropiane kanë njohur ngjarjet si gjenocid duke përfshirë Rusinë si dhe 48 nga 50 shtete e SHBA-ve.
KOHA JONË SONDAZH

