Parlamenti i Katalonjës miraton referendumin e pavarësisë, kryeministri spanjoll i ka kërkuar gjykatës kushtetuese ta anulojë
Parlamenti në rajonin e Katalonjës ka miratuar ligjin që fuqizon planet për të organizuar referendumin për pavarësinë e vendit që mbahet më 1 tetor. Katalonja që është pjesë e Spanjës, më 1 tetor do të mbajë referendumin për pavarësi, por qeveria në Madrid e ka shpallur të paligjshëm referendumin dhe njoftoi se do ta parandalojë atë.
Partitë separatiste që mbajnë një shumicë të vogël, mbështetën ligjin e referendumit dhe kuadrin ligjor të nevojshëm për të krijuar një shtet të pavarur.
Nga ana tjetër, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy i ka kërkuar gjykatës kushtetuese të anulojë atë. Ai do të zhvillojë një mbledhje urgjente të kabinetit të enjten dhe do të takohet me krerët e tjerë të partisë., ndërsa zëvendësi i tij, më herët akuzoi secesionistët për shkeljet e demokracisë. Rajoni i pasur verilindor i Spanjës tashmë ka kompetenca autonome, por qeveria rajonale thotë se ka mbështetje popullore për ndarjen e plotë.
KOHA JONË SONDAZH

