Parlamenti izraelit miraton dënimin me vdekje për terroristë

Sipas projektligjit palestinezët që dënohen nga gjykatat ushtarake në territoret e pushtuara për vrasje me motiv terrorist, mund të përballen me dënim me vdekje, pasi gjyqtarët do të detyrohen ta shqiptojnë atë në raste të tilla. Vendimi mund të apelohet. Në rast dënimi, ekzekutimi duhet të kryhet brenda 90 ditëve me varje nga një roje burgu.

Sipas projektligjit një person i dënuar për vrasje me motiv terrorist me qëllim shkatërrimin e shtetit të Izraelit mund të dënohet në gjykatat civile në Izrael me vdekje, ose me burgim të përjetshëm.

Izraeli e kishte shfuqizuar dënimin me vdekje për vrasje në vitin 1954. Megjithatë ligji izraelit vazhdonte ta lejonte këtë dënim në raste të caktuara, si p.sh. për kriminelët nazistë ose për tradhti gjatë luftës. Ekzekutimi i kriminelit nazist gjerman Adolf Eichmann në vitin 1962 ishte rasti i fundit kur u zbatua një dënim me vdekje i dhënë nga një gjykatë në Izrael.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2218 (78.1%)
Jo 623 (21.9%)

Vota totale: 2841