Parlamenti polak voton pro, Donald Tusk kryeministër i vendit
Parlamenti polak ka propozuar Donald Tusk për t’u bërë kryeministër, pasi lideri aktual Mateusz Morawiecki doli humbës gjatë një procesi votimi të rëndësishëm në parlamentin e vendit të hënën.
Më pas humbja e votëbesimit i hapi rrugën Tusk për t’u bërë kryeministër. Në total, 190 deputetë votuan për qeverinë e Morawiecki-t, krahasuar me 266 që votuan kundër.
Ai pritet të marrë detyrën këtë javë. Në zgjedhjet e tetorit, koalicioni i udhëhequr nga Tusk fitoi shumicën e vendeve me një pjesëmarrje rekord prej më shumë se 70%. Grupi përbëhet nga tre parti, Koalicioni Qytetar i Tusk (KO), Rruga e Tretë dhe e Majta.