Parlamenti ukrainas voton, njeh pushtimin rus si gjenocid
Parlamenti i Ukrainës ka njohur aksionet e Rusisë dhe ushtrisë së saj si një gjenocid ndaj popullit ukrainas.
Deputetët ukrainas i kanë kërkuar komunitetit ndërkombëtar të dënojnë krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit që janë ndërmarrë nga pushtuesit rusë në Ukrainë.
Termi se në Ukrainë po kryej një gjenocid u përmend nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili pasua nga kryeministri kanadez dhe ish-presidenti Donald Trump.
Pesidenti francez, Emmanuel Macron bëri thirrje që të bëhet kujdes me termat, pasi nuk kontribuojnë në arritjen e marrëveshjes së paqes mes Ukrainës dhe Rusisë.