Parlamenti vulos vendimin, trupat ushtarake dalin jashtë Rusisë
Presidenti rus Vladimir Putin mori ”leje” nga ligjvënësit për të përdorur forcën jashtë Rusisë.
Kjo mund të hapë rrugën për një sulm më të gjerë ndaj Ukrainës. Pas kërkesës së presidentit, parlamenti i ka dhënë dritën jeshile vendosjes së forcave jashtë Rusisë.
Duma ruse ka votuar unanimisht në favor të dhënies së autoritetit të presidentit Putin për të vendosur forcat e armatosura jashtë vendit. Tani Putin mund të dërgojë trupa në rajonin Donbas të Ukrainës.