Partia e sapolindur fiton zgjedhjet

Një parti e sapokrijuar, po del të jetë fituesja e zgjedhjeve të përgjithshme në Bullgari. Me shumicën e votave të numëruara partia e re e qendrës “ne vazhdojmë ndryshimin” ka siguruar mbi 25 përqind të mbështetjeve.

Mund të duhen ditë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare, por nëse fitorja do të konfirmohet, Kiril Petkov do të marrë mandatin për krijimin e qeverisë. Që prej demonstratave masive në verën e vitit 2020 kundër qeverisë Borisov, shumë bullgarë kanë shpresuar për ndryshim.

Petkov ka thënë së është i interesuar për negociata transparente koalicioni me partinë e djathtë “Bullgaria demokratike” e cila siguroi 6 përqind të votave dhe partinë populiste të personalitetit televiziv Slavi Trifonov.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?