Partneri i koalicionit kërkon zgjedhje të parakohshme
Blloku më i vogël në koalicionin qeveritar sllovak ka kërcënuar se do të dalë nga aleanca nëse palët e tjera nuk pajtohen me kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme për shkak të vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij.
Partia ndëretnike sllovake (Most-Hid) deklaroi gjatë një rezolute se zgjedhjet ishin të nevojshme për të zgjidhur krizën e shkaktuar nga vrasja e gazetarit, dy javë më parë.
Pavarësisht dorëheqjes së djeshme të ministrit të Brendshëm, Robert Kalinak, blloku më i vogël në koalicionin qeveritar sllovak ka bërë publike kërkesën e tij.
Kalinak dha dorëheqjen pas protestave të dhjetëra mijëra personave, javën e kaluar që protestonin kundër qeverisë së socialdemokratit , Robert Fico duke kërkuar një hetim efikas mbi vrasjen e Kuciak.
Kjo ka qënë protesta më e madhe e zhvilluar ndonjëherë që pas rënies së komunizmit në Europën Lindore, gati tre dekada më parë.
KOHA JONË SONDAZH

