Pas 15 muajsh në paraburgim, Boki 13 shkon në shtëpi

Boki 13 lirohet nga paraburgimi. Pas një viti e tre muaj pas grilave, me vendim të Gjykatës së Apelit, e cila pranoi ankesën e tij, Bojan Jovanovski del nga burgu i Shutkës.

Ai fillimisht u dënua me 9 vjet burg në rastin “Reket”, i cili ka të bëjë me zhvatjen e një milion eurove nga biznesmeni Orce Kamçev, ku përveç Bokit 13, me shtatë vjet burg u dënua edhe Katica Janeva si dhe Zoran Milevski – Kiçeec me tre vjet.

Boki 13 para një muaji u shtrua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni për ndezje në lukth, problem për të cilin ankohej gjatë gjykimit.

Ai është akuzuar edhe në një rast tjetër për mashtrim përmes Lidhjes Ndërkombëtare, por ky gjykim është shtyrë disa herë për shkak të shëndetit të Bokit 13.

SHKARKO APP