Pas Amerikës, e gjithë Londra në protestë

Me mijëra njerëz janë bërë bashkë përreth Londrës për të protestuar ndaj vrasjes barbare të George Floyd- një burrë me ngjyrë i paarmatosur që u vra barbarisht nga një polic. Pas protestave masive, zjarrit dhe kryengritjes së egër të njerëzve thuajse në të gjithë shtetet e Amerikës, britanikët kërkojnë gjithashtu drejtësi.

Me pankarta në duar që lexojnë “Drejtësi për George Floyd”, qytetarët në Londër kanë marshuar rrugëve duke thyer kështu edhe rregullat e karantinës dhe distancimit social.

Protestat janë mbajtur pranë Ambasadës Amerikane në Londër. Nën shprehjet “Jetët e njerëzve me ngjyrë vlejnë”, “racizmi nuk njeh vend” dhe “S’marr dot frymë”, protestuesit e prekur nga ngjarja bllokuan rrugën drejt ambasadës.

Në Amerikë, që nga dita e vdekjes së George, me miliona njerëz kanë protestuar agresivisht, nga ku të paktën 1600 vetë në 22 shtete janë arrestuar si pasojë e dhunës së shfaqur gjatë revoltës.

SHKARKO APP