Pas daljes nga spitali, Papa Françesku kremton meshën e Pashkëve në sheshin e Shën Pjetrit

Pas daljes nga spitali, Papa Françesku edhe pse sëmurë kremton meshën e Pashkëve në sheshin e Shën Pjetrit. Edhe një herë, dhjetëra mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në festë.

Sipas xhandarmërisë së Vatikanit, fundjavën e kaluar, rreth 60 000 persona morën pjesë në meshën e të Dielës së Palmave. Të dielën e Pashkëve, të krishterët festojnë ringjalljen e Jezu Krishtit dhe fitoren e jetës mbi vdekjen.

Pas meshës tradicionale në ditën më të rëndësishme të festës së Kishës Katolike, papa planifikon të japë bekimin tradicional “Urbi et Orbi” (”Qyteti dhe Bota”).

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?