Pas dyshimeve të shfaqura në disa shtete, OBSH rinis hetimet ndaj vaksinës AstraZeneca

Ditën e sotme Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë me një deklaratë në lidhje me incidentet dhe debatet e shumta në disa shtete për shkak të efekteve anësore që vaksina e AstraZeneca ka shkaktuar në disa pacientë. OBSH tha se paneli i tyre këshillues po analizon raportimet e fundit rreth sigurisë së vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca. Megjithatë, agjencia shtoi se deri më tani nuk ka të dhëna dhe lidhje direkte që të këtë ndodhur ndonjë incident shëndetësor për shkak të vaksinës. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i OBSH-së Christian Lindmeier tha se nuk ka asnjë provë që të jenë shkaktuar incidente nga përdorimi i kësaj vaksine.

Ai tha: Sapo OBSH të ketë marrë një pasqyrë të qartë të këtyre ngjarjeve, mund të bëhet ndonjë ndryshim në rekomandimet aktuale që do t’i komunikohen menjëherë publikut. Deri më sot, nuk ka asnjë provë që të jenë shkaktuar incidente nga vaksina e AstraZeneca dhe është e rëndësishme që fushatat e vaksinimit të vazhdojnë në mënyrë që të mund të shpëtojmë sa më shumë jetë.

SHKARKO APP